Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dënuar ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.
Përmes një reagimi publik, nga kjo parti kanë ftuar institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin.
“Të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më”, thuhet në komunikatën për media.
Gjithashtu, u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe t’u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë ngjarje.
“Të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë!”, thuhet tutje. /Telegrafi/