Site icon Telegrafi

LDK është pro themelimit të dy Komisioneve Hetimore për Energji

Arben Gashi, LDK

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të procedojë sot në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e Komisionit hetimor për sektorin e energjisë, e cila kërkesë është bërë ditë më parë edhe nga partitë opozitare, e që nuk e ka gjetur përkrahjen me arsyetimin se është kundër rregullores së Kuvendit të Kosovës, por nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se në parim do ta përkrahin themelimin e Komisionit Hetimor për Energji edhe nga pozita.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se janë pro themelimit të këtij komisioni i cili është kërkuar nga opozita, mirëpo ai tha se edhe kërkesat tjera kur të vijnë do t’i trajtojnë.

“Është një kërkesë formale për një komision…Jemi që të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar që është kërkuar nga opozita, për të tjerat kur të vijnë zyrtarisht i trajtojmë. Nuk jam kundër në parim”, ka thënë Gashi.

Lexo po ashtu ​LVV-ja propozon Komision Hetimor parlamentar për energjinë, gati 40 nënshkrimet

Mirëpo i pyetur se ndryshe nga opozita, Lëvizja Vetëvendosje do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale, Gashi tha “Patjetër edhe para pavarësisë. Pozita e ka pushtetin, patjetër që do ta votojmë”.

Ndryshe, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të procedojë sot në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e Komisionit hetimor për sektorin e energjisë.

Ndryshe nga kërkesa opozitare, mazhoranca do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale.

Lexo po ashtu PDK: Komisioni Parlamentar duhet të hetojë lidhjet e Qeverisë së Kosovës me 'Kartelin e Rrymës'

Edhe partitë opozitare ditë më parë në Kuvendin e Kosovës i kanë mbledhur 40 nënshkrime për themelimin e një Komisioni hetimor për siç kanë thënë ata abuzimet që kanë ndodhur gjatë krizës energjetike, i cili është thënë se do të hetojë edhe çështjen e punësimeve në periudhën e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version