Site icon Telegrafi

LDK e VV bojkotojnë sërish seancën e Kuvendit (Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje tash e disa javë, po bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës, duke mos marr pjesë rregullisht në seanca.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe sot, deputetët e të dyja partive. Ata kanë lëshuar seancën pas votimit të shqyrtimit të projektligjit për transmetuesin publik.

Ata kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm vetëm në disa pika të rendit të ditës.

Kujtojmë se ky bojkot i dy partive opozitare vije, pasi ato kishin kërkuar që para seancave të rregullta të mbahej një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për të ndaluar dialogimin e kufijve me Serbinë, kërkesë kjo e cila nuk u miratua. /Telegrafi/

Exit mobile version