Telegrafi

LDK e mbyll fushatën në qytetin e Gjilanit

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatja e saj për kryeministre, Vjosa Osmani sot do të përmbyllin fushatën në qytetin e Gjilanit.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media.

“Sot (e premte), më datë 4 tetor 2019, mbahet tubimi përmbyllës i fushatës për zgjedhjet nacionale.

Tubimi mbahet në orën 18:00, në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan.

Gazetarët, kamermanët dhe fotoreporterët do t’i kenë vendet e posaçme. Prandaj, i lusim mediet që të arrijnë më herët për të zënë vendet e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/