Site icon Telegrafi

LDK e ka gati programin qeverisës, Hoti nesër ua prezanton deputetëve të këtij subjekti

Foto: Arkiv

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka gati programin qeverisës së bashku me partnerët e koalicionit me të cilët synon të qeverisë me vendin.

Burime të Telegrafit brenda LDK-së, kanë bërë të ditur se ky program nesër do tu prezantohet deputetëve të LDK-së.

“Mandatari për kryeministër Avdullah Hoti nesër do ta paraqes programin qeverisës para deputetëve të LDK-së. Me përmbajtjen e këtij programi janë pajtuar edhe partnerët e koalicionit”, ka bërë të ditur ky burim.

Që nga fillimi i muajit, kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Avdullah Hoti, ka takuar përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ata të Nismës Socialdemokrate, me qëllimin për ta harmonizuar programin qeverisës, ani se me to e ka firmosur më herët marrëveshjen e koalicionit.

Takimet janë zhvilluar edhe pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta caktuar Hotin si mandatar për formimin e qeverisë së re. /Telegrafi/

Exit mobile version