Propozimi unanim i kryesisë së LDK-së, që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre e kësaj partie pritet të marrë bekimin edhe të Këshillit të Përgjithshëm.
Kryesia ka vetëm të drejtën e propozimit, ndërsa është Këshilli i Përgjithshëm ai që do të vendosë.
Megjithatë, nuk pritet që të ketë ndonjë surprizë dhe Këshilli i Përgjithshëm të miratojë këtë propozim.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm sot në ora 11:00 që do të mbahet në selinë qendrore të partisë. /kp/