Site icon Telegrafi

LDK dhe VV mbledhin nënshkrimet, kërkojnë dy seanca të jashtëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alternativa kanë dorëzuar kërkesë për dy seanca të jashtëzakonshme.

Njëra seancë ka të bëj me bllokimin dhe mos funksionalizimin e KQZ –së nga Presidenti Hashim Thaçi, dhe tjetra, ka te bëj me me vendimet e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Të tri partitë opozitare kanë mbledhur nënshkrimet gjatë ditës së sotme.

“Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me grupin parlamentar të LDK-së dhe dy deputetët e Alternativës, dorëzoi dy kërkesa për seancë të jashtëzakonshme. Njëra ka të bëj me bllokimin dhe mos-funksionalizimin e KQZ –së nga Presidenti Hashim Thaçi dhe tjetra, ka te bëj me me vendimet e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”

Exit mobile version