Deputetët e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë braktisur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i Platformës për dialog.
Ata u larguan nga seanca në shenjë proteste duke thënë se kjo seancë nuk duhet të mbahet, për faktin se është kundër kushtetuese.
Në fillim të seancës LDK kërkoi që kjo seancë të shtyhet, por e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme.
Ndërkaq edhe deputetët e VV-së e kundërshtuan mbajtjen e kësaj seance, duke kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të tërhiqet nga Projektligji për dialogun. /Telegrafi/