Site icon Telegrafi

LDK dhe AKR në koalicion parazgjedhor?

Pas AAK-Nismës dhe Vetëvendosjes, interesim për koalicion parazgjedhor me AKR-në ka edhe LDK e kryeministrit në dorëheqje, Isa Mustafa.

Në opinion është përfolur për një koalicion të madh parazgjedhor LDK-Vetëvendosje, që do të mund t’i pamundësonte PDK-së të dalë parti e parë. Por, siç mëson Gazeta Metro, momentalisht ka diskutime
mes LDK-së dhe AKR-së, siç kishte ndodhur në zgjedhjet e qershorit 2014, kur Pacolli në fund vendosi të hynte i vetëm në garë dhe ngeli jashtë Parlamentit. Mu për këtë AKR tash po anon te bashkimi me ndonjë grupim më të madh politik, që të rikthehet në Parlament.

Exit mobile version