Site icon Telegrafi

LDK bojkoton fjalimin e presidentit Thaçi

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të premten në një konferencë për media se deputetët e LDK-së nuk do të jenë të pranishëm në seancë, ku do të adresohet para deputetëve të Kuvendit, presidenti Hashim Thaçi.

Hoti në një konferencë për media tha se presidenti Thaçi me sjelljet e tij gjatë 2017-së ka treguar se nuk ka përfaqësuar unitetin e popullit.

Ai tha se Thaçi ka ndërmjetësuar në arritjen e koalicioneve, pastaj në zgjedhjet lokale është vënë në krah të partisë nga vjen.

Sipas tij, arsye pse nuk do të jenë në seancë është po ashtu diskursi i papranueshëm publik që ka përdorur ndaj bashkësisë ndërkombëtare lidhur me Gjykatën Speciale dhe roli i tij negativ në politikën e jashtme.

“Sjelljet e tij nuk garantojnë funksionim kushtetues të institucioneve të Kosovës dhe thirrjet e tilla janë të politikisht dëmshme dhe naive për përpjekjet tona si shoqëri për të fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version