Në lidhje me ajrin e ndotur në Maqedoni kanë arritur edhe kritikat nga Lidhja Demokratike (LD) në Maqedoni, e cila vlerëson se në 26 vitet e fundit në Maqedoni asgjë nuk është bërë për ambientin jetësor dhe ajrin e pastër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga LD thonë se në Shkup dhe qytetet tjera të vogla nuk është siguruar transport falas publik, të cilët më pak ndotin: tramvaj, karrocë, taksi të cilët nuk ndotin (makina elektrike, etj). Në Shkup dhe qytetet tjera, janë “likuiduar” zonat e gjelbra dhe pemët, nuk janë ndërtuar nënkalime dhe mbikalime.
Nga atje theksojnë se Maqedonia ende nuk ka strategji për mbrojtjen e mjedisit dhe masat e propozuara “merren” vetëm kur ka ndotja të madhe e ajrit.
“Deklaratat për shqetësim për shëndetin e qytetarëve është hedhur pluhur në sytë e publikut,”plot pluhur PM – 10 grimca”. Pritjet tona me qeverinë e re në tre muajt e parë janë për të miratuar një strategji për mbrojtjen e mjedisit në të cilin jetojmë dhe punojmë që menjëherë të fillojë zbatimin e saj”, thuhet në deklaratën e Lidhjes Demokratike. /Telegrafi/