Site icon Telegrafi

LD kërkon masa mbrojtëse nga sëmundjet infektive

Bazuar në bisedat me njerëzit nga zonat e përmbytura, opinionet e ekspertëve dhe eksperiencave në fatkeqësi të tilla, Lidhja Demokratike, shpjegon domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave mbrojtëse (epidemiologjike) për të parandaluar pengimin dhe përhapjen e sëmundjeve infektive.

Në këtë drejtim duhet të rishikohet edhe mundësia për dezinfektimin e të gjitha automjeteve që hyjnë dhe dalin nga zonat që janë të rrezikuara, si dhe masa tjera parandaluese.

Gjithashtu të domosdoshme janë udhëzimet e përditshme (si të mbrohen), për mbrojtje të popullsisë dhe ata që janë përfshirë në ofrimin e ndihmës, si dhe ndihmës konkrete për të parandaluar sëmundjet, porosisin nga partia LD /Telegrafi/

Exit mobile version