Lidhja Demokratike kërkon nga Gjorge Ivanov që të zgjedhj midis rebelimit gjithëpopullor për Drejtësi (njerëzit) dhe politikanëve të korruptuar, transmeton Telegrafi.
“Në këto situata tepër të ndërlikuara politike, ku pakënaqësia e qytetarëve po përhapet si një virus dhe merr përmasa pandemike, Gjorge Ivanov, ka një mundësi historike për ta qetësuar situatën me aktin e tërheqjes për abolim dhe të krijojë mundësi për rezultatin gjyqësor për ata që abuzuan sistemin për përgjim, thyen rregullat e zgjedhjeve, ose kanë marrë pjesë në grabitjen e pronës së qytetarëve. Nëse ju ende vazhdoni të mbroni politikanët e korruptuar, atëherë bëhuni gati për të marrë përgjegjësi mbi vete për krimin e të gjithë atyre që i fali, si dhe pasojat e mundshme të mëtejshëm për komplikimin e situatës”, thuhet në deklaratën e LD-së në të cilën ankesat iu drejtuan Ivanovit.
Nga partia thonë se janë të sigurtë se është e qartë për Ivanovin se nuk ka kushte për zgjedhje dhe se ata nuk do të mbahen, dhe aq më pak që zgjedhjet mund të “mbulojnë ‘vendimet dhe krimet e këqia’.
LD ka vlerësuar se protestat do të jenë masiv dhe nuk do të ndalen deri sa të shtyhen zgjedhjet dhe nuk do të plotësohen kërkesat e qytetarëve (zgjedhjen të qeverisë së ekspertëve, themelimi i një gjykate speciale, zhbllokimin e PSP-së, dorëheqja të Gjorge Ivanov, etj). /Telegrafi/