Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, thonë se kanë dërguar vetëbesim për punën e Prokurorit Publik, Ljubomir Joveski në arkivin e Kuvendit të RMV-së por përsëri nuk është marr parasysh kërkesa e tyre. Ata thonë se edhe pse kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është dashur të vendoset në rend dite në afat prej 15 ditësh atë dokument përsëri, por ene nuk është shqyrtuar.
Ato thonë se BDI-ja dhe ASH nuk kanë nënshkruar vetëbesimin.
“Në vend se të deklarohet për interpelancën tonë, sepse – fundja – ajo ka të bëjë me së paku 14 jetë të humbura në spitalin modular të Tetovës, ai vazhdon të brengoset më shumë si ta shpëtojë Nikolla Gruevkin, si ta marrë edhe një herë pushtetin, si të mashtrojë edhe një herë me temën e presidentit konsensual dhe gjepura të tjera, që veç temën qendrore – a është ai për shkarkimin e Lubomir Joveskit apo jo? – nuk e ka askund. Kjo na bën të dyshojmë se ai ka frikë në Lubomir Joveski për lëndë të korrupsionit që Prokuroria mund t’ia ruajë në sirtar. Shpjegim tjetër nuk kemi”, thonë nga Lëvizja Besa
Ato shprehen se Ali Ahmeti, Arben Taravari dhe Talat Xhaferi duhet të tregojnë nëse janë në anën e Lubomir Joveskit, ose në anën e 14 viktimat e spitalit modular të Tetovës.