Telegrafi

Lazio shënjestëron Kepan

Lazio thuhet se po tenton të transferojë Kepa Arrizabalagan nga Chelsea.

Portieri spanjoll vazhdon të jetë gardiani më i shtrenjtë në historinë e futbollit, mirëpo The Blues nuk janë të magjepsur nga cilësitë e tij.

Andaj, sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Lazio është duke tentuar që të transferojë Kepan në afatin kalimtar të kësaj vere.

Lexo po ashtu Sa me fat ishte tifozi i Liverpoolit: Topin e goditur nga Kepa në gjuajtjen e penalltive, e mori me vete në shtëpi

Spanjolli ka humbur vendin nga Edouard Mendy dhe tani më shumë po luan vetëm në kupa dytësore të ligës.

Maurizio Sarri që ishte trajner i Chelseat, e njeh shumë mirë Kepan dhe do të tentojë transferimin e tij.

Lazio fillimisht e do spanjolli si të huazuar me të drejtë blerje, por blutë e duan shitjen e tij si permanente. /Telegrafi/