Lazio thuhet se po tenton të transferojë Kepa Arrizabalagan nga Chelsea.
Portieri spanjoll vazhdon të jetë gardiani më i shtrenjtë në historinë e futbollit, mirëpo The Blues nuk janë të magjepsur nga cilësitë e tij.
Andaj, sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Lazio është duke tentuar që të transferojë Kepan në afatin kalimtar të kësaj vere.
Spanjolli ka humbur vendin nga Edouard Mendy dhe tani më shumë po luan vetëm në kupa dytësore të ligës.
Maurizio Sarri që ishte trajner i Chelseat, e njeh shumë mirë Kepan dhe do të tentojë transferimin e tij.
Lazio fillimisht e do spanjolli si të huazuar me të drejtë blerje, por blutë e duan shitjen e tij si permanente. /Telegrafi/