Telegrafi

Lazio pret ofertat e anglezëve për Candrevan

Inter thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro për Antonio Candrevan, por Lazio presin anglezët për oferta.

Italiani është objektivi numër një për Nerazzurrët këtë verë, por klubi i tij aktual deri më tani kanë refuzuar kalimin e tij.

Sipas Tuttomercatoweb, drejtuesit e Interit janë të gatshëm për të rritur ofertën e tyre në 25 milionë euro, por presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është duke pritur për oferta nga Premier Liga angleze.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Në sajë të një marrëveshje të re televizive, klubet angleze kanë më shumë fuqi të shpenzimeve se sa rivalët e tyre kontinental, që do të thotë se klubi romak mund të marrë një ofertë më të lartë, si dhe shmang humbjen e Candrevan tek një rival.

Lotito është duke menduar dhe shpresuar për një ofertë të Chelseat, pasi trajneri i kombëtares italiane, Antonio Conte do të marrë përsipër klubin anglez pas Euro 2016. /Telegrafi/