Lazio është duke e rivalizuar Fiorentinan për shërbimet e ish-sulmuesit të Juventusit, Fernando Llorente.
Sulmuesit spanjoll i ka skaduar kontrata me Tottenham Hotspur dhe ishte raportuar se ishte pranë kalimit te Viola si lojtar i lirë.
Megjithatë, Il Messaggero bën të ditur se Bianconcelestët janë përfshirë në garë dhe tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e 34-vjeçarit.
Llorente mund ta zë vendin e Felipe Caicedos, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe mund të largohet, përkundër se klubi i ka ofruar rinovim.
Si një sulmues me përvojë, veterani mund t’i shërbejë fazës ofensive të Lazios duke i sjellë njëherësh edhe eksperiencën e tij. /Telegrafi/