Lazio e ka gati ofertën për sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqi – raporton Gazzetta Dello Sport.
Klubi italian shpreson që ta sigurojë nënshkrimin e yllit të Kosovës për një shumë më të vogël saqë kërkon klubi turk.
Në bazë të njoftimit, Feneri kërkon 20 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit, mirëpo Lazio dëshiron të paguajë më pak.
Nga ana tjetër, A Spor ka raportuar se Biancocelestët tashmë kanë ofruar 18 milionë euro (15 milionë plus tre milionë në bonuse) dhe janë në pritje të përgjigjes nga gjiganti turk.
Njoftimet vijnë vetëm tri ditë pas lajmeve se përfaqësues të dy klubeve janë në bisedime për transferimin e Muriqit.
Sulmuesi i Fenerbahces i ka shënuar 17 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2019/2020. /Telegrafi/