Vedat Muriqi është njëri nga sulmuesi më të kërkuar në Evropë.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka zhvilluar një sezon fantastik në Superligën e Turqisë me fanellën e Rizespor.
Muriqi e ka mbyllur kampionatin me 17 gola e tetë asistime, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Galatasaray, Besiktas, Fenerbahce e Istanbul Basaksehir janë ekipet e mëdha turke që po e duan atë.
Toulouse, Levante e Celta Vigo kanë shprehur gjithashtu gatishmëri për transferimin e Muriqit.
Por së fundmi në garë është futur edhe skuadra e madhe italiane Lazio.
Sipas asaj që është raportuar nga ‘LaLazioSiamoNoi’, Lazio e shikon reprezentuesin Kosovës si zëvendësuesin ideal të Ciro Immobile.
Tare e ka monitoruar Muriqin dhe po kërkon transferimin e tij në kryeqytetin italian.
Rizespor për ta lënë të lirë sulmuesin prizrenas po kërkon rreth pesë milionë euro. /Telegrafi/