Barcelona tashmë po kërkon të gjejë një mënyrë për ta larguar nga ekipi sulmuesin Vitor Roque vetëm gjashtë muaj pasi u bë pjesë e tyre dhe shpenzuan 30 milionë euro për transferimin e tij.
Situata e tyre financiare do të thotë se në vend se të tentojnë të shndërrojnë në llojin e lojtarit që ata duan, blaugranasit po synojnë të rikthejnë paratë që shpenzuan për të.
Roque nuk është i etur që të transferohet në Arabinë Saudite siç qëndrojnë gjërat madje u raportua se ai ka refuzuar një ofertë nga Al-Hilali.
Kjo ishte një goditje për Barcelonën, pasi klubi arab ishte në gjendje të paguante 40 milionë euro për shërbimet e tij.
Braziliani sidoqoftë mund ta konsiderojë një lëvizje në formë huazimi në Evropë, aty ku Real Betisi ka shprehur interesim të madh për të, por siç qëndrojnë gjërat Barcelona dëshiron që ta shesë atë dhe jo ta huazojnë.
Barcelona ka marr një propozim nga Lazio siç ka raportuar Il Messaggero. Klubi i talian nuk është i gatshëm që të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij, por janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për 50 për qind të të drejtave të tij.
Mungesa e besimit tek Roque është mjeti që po punon më së shumti ndaj tyre në negociata, por agjenti i lojtarit Andre Cury është i etur që ta realizojë këtë transferim./Telegrafi/