Site icon Telegrafi

Lazio akuzon Juventusin dhe Interin: Duan që kampionati të mos zhvillohet, e patë çfarë bënë me futbollistët

Lazio ka ndezur një debat në distancë me Juventusin dhe Interin, që i kanë liruar lojtarët e tyre për të shkuar në atdhe, duke thënë se nuk janë të interesuara ta vazhdojnë kampionatin.

Claudio Lotito kishte kërkuar që Lazio dhe klubet e të kthehen në stërvitje, por në video-konferencën e Ligës kjo u kundërshtua ashpër nga Interi, Juve dhe klube të tjera, pasi është e pamundur stërvitja, për shkak të masave të ashpra të izolimit.

Tani ka folur zëdhënësi i klubit kryeqytetas, Arturo Diaconale, i cili ka deklaruar se klubet e veriut të Italisë, si Juventus dhe Inter janë ato që kanë interes të anulohet kampionati.

Claudio Lotito e Arturo Diaconale te Lazio

“Juventus dhe Inter kanë interes të anulohet sezoni dhe pastaj akuzojnë si egoist Lotiton.

“Juventusi iu dha leje lojtarëve të largohen nga Italia, pa pasur një datë për kthimin e tyre, ndërsa së fundi të njëjtën gjë po bën edhe Interi”.

Pamje nga ndeshja Juventus – Inter (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images )

“Imagjinoni pak nëse vendoset për rifillimin e stërvitjes, këta lojtarë duhet të qëndrojnë edhe për 14 ditë të tjera në karantinë, kur të kthehen në Itali”, ka thënë ai.

Diaconale ka thënë se presidenti i Lazios, Lotito dhe ai i Napolit, De Laurentiis duan që kampionati të përfundojë me çdo kusht, për të shmangur humbjet ekonomike.

Ai ka vazhduar tutje duke e akuzuar presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, që ironizonte me Lotiton duke e quajtur “virolog”, duke thënë ai i pari i Juventusit, po ashtu po tregohet specialist, ku thotë se situata do të qetësohet në fund të pranverës. /Telegrafi/  

Exit mobile version