Telegrafi

Lazio afër transferimit të Leivas

Raportimet në Itali sugjerojnë se Lazio ka rënë dakord për një marrëveshje për mesfushorin e Liverpoolit, Lucas Leiva.

Klubi Biancocelest është gati të shes kapitenin Lucas Biglia në Milan, duke i lënë ata të limituar në mesfushë.

Sipas Sky Italia, ata kanë arritur një marrëveshje me Redsat për Leivan, i cili ende ka një vit në kontratën e tij në Anfield Road.

Pritet që braziliani të lejohet të lëvizë në një transferim të lirë, ose për një tarifë minimale, dhe ai tashmë ka arritur një marrëveshje me klubin kryeqytetas.

Prandaj ai pritet në Itali që në ditët në vijim të nënshkruajë kontratën e tij dhe të kryej testet mjekësore. /Telegrafi/