Lazio i ka vendosur çmimin prej 50 milionë euro Juventusit, për dy lojtarët Keita Balde Diao dhe Stefan de Vrij.
Sipas Sport Mediaset, takimi i radhës mes Lazios dhe Juves është vendosur të bëhet në 48 orët e ardhshme.
Mësohet se lazianët kërkojnë 30 milionë euro për Keitan dhe 20 milionë euro për De Vrijn.
Të dy lojtarët mbesin pa kontratë në sezonin e ardhshëm.
Lazio e mposhti të dielën në mbrëmje Juventusin me rezultat 3-2. /Telegrafi/