Lazio dhe Milani kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në Olimpico të Romës ka sjell plot emocione, raste, aksion dhe gola, por jo edhe fitues në derbin e javës mes Lazios dhe Milanit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Joaquin Correa (90+) për vendasit, ndërsa Franck Kessie (78′) për Rossonerët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori kroat, Milan Badelj, i cili u vlerësua me notë 8.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për Patrick Cutrone që u notua me 6.1.
Për 90 minuta luajti edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i cili pati paraqitje të mira duke u vlerësuar me notë 7.1. /Telegrafi/
Lazio:
Milan: