Interi ka fituar në udhëtim te Lazio me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.
Nerazzurrët kanë vazhduar formën e lartë në kampionatin italian duke arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi, ku kësaj radhe viktimë ishte Lazio.
Golat në këtë fitore të skuadrës së Luciano Spallettit u shënuan nga kapiteni Mauro Icardi (28′,70′) dhe Marcelo Brozovic (41′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas Icardi, i cili u vlerësua me notë 9.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin kroat, Milan Badelj, që u notua me 6.0.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili pati një paraqitje solide duke u notuar me 6.2. /Telegrafi/
Lazio:
Inter: