Telegrafi

Lazim Destanit i dorëzohet flamuri amerikan që u ngrit për nder të pavarësisë në SHBA (Foto)

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, biznesmenit nga Tetova Lazim Destanit, ia ka dorëzuar flamurin amerikan, i cili më 4 korrik u ngrit në ndërtesën e Kapitolit.

Ky veprim nga kongresmeni është bërë për të nderuar biznesmenin e njohur shqiptar.

Në certifikatën shoqëruese me flamurin thuhet: “Me kërkesë të Eliot Engel, anëtar i Kongresit, ky flamur u valëvit për nder të Lazim Destanit gjatë javës së pavarësisë së Amerikës”.

Përndryshe, Lazim Destani u bë i njohur sidomos për firmën Ecolog që angazhohet në operacione dhe shërbime ndërkombëtare. Mes të tjerash, kompania e tij ka marrë pjesë edhe në operacione transporti dhe furnizimi për trupat e NATO-s në vende të ndryshme./VOA/