Telegrafi

Lavezzi zbulon arsyen se pse refuzoi Juventusin dhe Interin

Ish sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi, ka thënë se ai nuk dëshironte t’i tradhtonte napolitanët, duke refuzuar Juventusin dhe Interin.

Sulmuesi argjentinas kaloi pesë sezone në Napoli ku shënoi 48 gola në 188 ndeshje.

Ai më pas u transferua në PSG, ndërsa në fund te Hebei Fortune, ku edh e mbylli karrierën.

“Unë kisha disa mundësi për t’u kthyer në Serie A, por nuk doja ta tradhtoja Napolin”.

“Nuk doja të luaja në ndonjë klub tjetër evropian. Unë kurrë nuk do të isha bashkuar me Juventusin, dhe kisha rast të bashkohesha me Inter dy herë. Herën e parë para se të bashkohesha me PSG-në dhe pastaj para se të transferohesha në Kinë”.

“Pse u largove nga Napoli? Në një moment, doja të merrja frymë pak, doja një qytet më të qetë dhe vendosa të bashkohem me PSG. Kur u zhvendosëm në Paris, djali im më tha se Napoli ishte shumë më i bukur se Parisi, por që më në fund patëm mundësinë të shëtisnim nëpër qytet paqësisht”.

“Po e them këtë, por kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Napolin dhe tifozët e tyre. Shpresoj të mund të kthehem një ditë sepse kam kaq shumë miq atje”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/