Site icon Telegrafi

“Lavdi”, aktori Jean-Claude Van Damme viziton Ukrainën

Foto: Twitter

Aktori Jean-Claude Van Damme ndodhet për një vizitë në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës përmes një video që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Në videon, e shpërndarë në Twitter, aktori shfaqet duke pozuar me banorët vendas, teksa ka shprehur mbështetjen e tij duke thënë “Lavdi Ukrainës”.

Foto: Screenshot/Twitter

“Ai, si askush tjetër, e di se çfarë është ndikimi i dyfishtë”, thuhet më tej në postim.

Krahas Van Damme, të shumtë kanë qenë artistët që kanë vizituar Ukrainën e kanë shprehur përkrahjen e tyre për t’i dalë në ndihmë vendit gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Lexo po ashtu Volodymyr Zelensky shpallet “Njeriu i Vitit” nga revista Time

Rusia ndërkohë ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të këtij viti.

Foto: Screenshot/Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ditë më parë po ashtu u shpall ‘Njeriu i Vitit’ nga revista Time në shenjë mirënjohjeje për udhëheqjen e tij gjatë luftës.

Ai kishte refuzuar të largohej nga Kievi në momentin kur nisi pushtimi, ndërsa theksoi: “Lufta është këtu. Unë kam nevojë për armë, jo për një udhëtim”. /Telegrafi/

Exit mobile version