Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez konfirmon se së shpejti do të nënshkruajë një vazhdim të kontratës me Nerazzurrët.
23-vjeçari ishte në bisedime për të lëvizur te Barcelona verën e kaluar dhe kontrata e tij skadon në vitin 2023.
“Është e vërtetë, unë kam qenë në negociata me Barcelonën. Isha i qartë me Conten, i thashë: ‘Unë mendoj vetëm për Interin, kjo nuk do të ndikojë tek unë.’ Sidoqoftë, e gjitha i përket së kaluarës, unë do të nënshkruaj një vazhdim të kontratës me Interin”, ka thënë argjentinasi për La Gazzetta dello Sport.
“Nuk e di kur do të ketë një njoftim zyrtar. Ndërkohë unë luaj. E ardhmja ime është këtu, e shoh veten time në Milano për një kohë të gjatë”.
“Më pëlqen gjithçka në lidhje me këtë qytet. Ushqimi, tifozët, ekipi. Kam vetëm ndjenja pozitive”, ka shtuar më tej Lautaro. /Telegrafi/