Lautaro Martinez mori ‘përgjegjësinë’ për humbjen e Interit në derbin ndaj Milanit dhe u ndje i frustruar që ende nuk ka arritur të gjejë golin në këtë sezon.
Nerazzurrët kishin fituar gjashtë ndeshje radhazi të Derby della Madonnina dhe shpresonin për një fitore të shtatë, por u mundën 2-1 si skuadra ‘vendase’ nga golat e Christian Pulisic dhe Matteo Gabbia.
Federico Dimarco ishte në gjendje të barazonte përkohësisht rezultatin pas një asistimi të Lautaro Martinez.
“Sigurisht që nuk luajtëm ashtu siç e kishim përgatitur”.
“Qasja jonë nuk ishte e drejtë që në fillim, më pas pak më e mirë në pjesën e dytë, por përsëri jo e mjaftueshme. Kemi shumë për të përmirësuar, duhet të ulim kokën dhe të punojmë shumë për të ngritur nivelin e të gjithëve”, deklaroi Lautaro Martinez për DAZN.
27-vjeçari ishte Capocannoniere sezonin e kaluar dhe golashënuesi më i mirë kur Argjentina fitoi Kupën e Amerikës gjatë verës, por ende nuk e ka arritur të gjejë rrjetën deri më tani këtë sezon në gjashtë ndeshjet ndërmjet Serie A dhe Ligës së Kampionëve.
“Unë jam i pari që kam marrë përgjegjësinë si kapiten. E ndjej atë përgjegjësi dhe e kuptoj që nuk po bëj atë që bëra sezonin e kaluar, kam mbetur prapa, por gjithçka që mund të bëj është të vazhdoj të punoj për t’u bërë më i fortë”, përfundoi Lautaro Martinez. /Telegrafi/