Telegrafi

Lautaro këmbëngul se Interi mund të fitojë trofe këtë sezon

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez këmbëngul se klubi i tij, Interi, mund të fitojë trofe këtë sezon.

Reprezentuesi argjentinas shënoi një herë në fitoren e fundit të Interit kundër Hellas Verona me rezultat 2-1.

Ky gol ishte sinjal i një forme të qëndrueshme të Lautaros, i cili është bërë njëri nga më të kërkuarit në Evropë vitin e fundit.

Lexo po ashtu Lautaro do të rinovojë me Interin, paga e tij e njëjtë me Lukakun

Megjithatë, ylli argjentinas ka thënë se dëshiron të fitojë trofe me Nerazzurrët, pasi për këtë është transferuar.

“Unë arrita këtu për të fituar diçka me këtë klub”, ka thënë fillimisht Lautaro për Sky Sport.

Lexo po ashtu Higuain vlerëson lartë Lautaron: Ka potencial të madh, fanella e Argjentinës është e rëndë

“Sot e kemi këtë mundësi, punojmë çdo ditë për të qëndruar sa më lartë”, përfundoi argjentinasi.

Ndryshe, Lautaro këtë sezon në të gjitha garat ka zhvilluar 20 paraqitje, duke shënuar shtatë gola dhe pesë asistime. /Telegrafi/