Lautaro Martinez është i lumtur që ka sjellë Interin “aty ku ky klub meriton të jetë” në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të luajnë kundër rivalëve të mëdhenj lokal, Milanit.
Interi kishte një avantazh 2-0 në ndeshjen e parë kundër Benficas, por Nicolo Barella, Lautaro Martinez dhe Tucu Correa u siguruan për fitoren me golat e tyre në Giuseppe Meazza.
Pavarësisht kësaj, ajo përsëri përfundoi 3-3, pasi mbrojtja që nuk kishte pësuar fare në raundet e eliminimit evropian këtë sezon, papritmas u lëkund.
“Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që përfaqësoj këtë klub të mrekullueshëm. Jam i lumtur për familjen time, një përqafim të madh për vëllain tim, i cili kishte një lëndim të keq në gju, kështu që kjo është për të”, ka thënë fillimisht Lautaro pas ndeshjes.
Argjentinasi nuk kishte arritur të gjente rrjetën në nëntë ndeshjet e tij të fundit konkurruese, kështu që i duhej vërtet ky gol për të thyer atë thatësirë.
“Ka momente në futboll, ndonjëherë topi hyn dhe ndonjëherë jo”.
🥶#UCL pic.twitter.com/hw5XMHDNQ0
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 19, 2023
Nuk do të jetë vetëm gjysmëfinalja e parë e Interit në Ligën e Kampionëve që nga fitimi i tripletës në vitin 2010, por edhe një Derby della Madonnina kundër rivalëve të qytetit, Milanit.
“Është një ndeshje shumë e veçantë. E dimë se çfarë do të thotë të luash një derbi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, tani ne duhet të rikuperojmë terrenin e humbur në Serie A dhe më pas mund të mendojmë për Ligën e Kampionëve”.
Pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën, Lautaro Martinez në teori mund të përfundojë duke fituar edhe Ligën e Kampionëve në të njëjtin sezon.
“Unë e luaj këtë sport për të fituar gjithçka. Jemi në gjysmëfinale dhe ky është një objektiv i arritur, pas shumë vitesh ky klub meriton të jetë këtu ku jemi tani”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/