Telegrafi

Lautaro është i lumtur te Interi

Agjenti Alejandro Camano këmbëngul se sulmuesi Lautaro Martinez është i lumtur në Inter.

Sulmuesi argjentinas është lidhur me një largim nga Giuseppe Meazza, pasi Interi po has në vështirësi financiare.

Por, agjenti i Lautaros, Camano ka thënë se lojtari është i lumtur dhe nuk pritet ndonjë largim nga Nerazzurrët.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse Lautaro refuzoi rinovimin e kontratës me Interin

“Tani ai është në Argjentinë. Lautaro ka një kontratë dy-vjeçare me Interin dhe është i lumtur që është këtu”, ka thënë fillimisht Camano për FCInterNews.

Ndryshe, Lautaro ka qenë i lidhur shumë me një transferim te Barcelona këtë verë.

Në rast largimi, Interi do synonte të fitonte rreth 100 milionë euro nga shitja e sulmuesit. /Telegrafi/