Interi e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Milanit në takimin që po luhet në kuadër të javës së 23-të në Serie A.
Nerazzurët e mbyllën pjesën e parë me epërsi, fal golit nga Lautaro Martinez që realizoi qysh në minutën e pestë.
Edhe pjesa e dytë filloi sërish më mirë për skuadrën që drejtohet nga Antonio Conte, duke dyfishuar epërsinë.
Në një kundërsulm të shpejtë të filluar nga Achraf Hakimi, topi kaloi në këmbët e Ivan Perisicit në fazën parafinale.
Kroati më pas asistoi te Martinez që shënoi për 2-0 në minutën e 57-të, e që ishte goli i tij i dytë në këtë takim.
Ky ishte goli i 13-të për Lautaron deri më tani në këtë edicion, me katër asistime. /Telegrafi/
Milan can’t say they haven’t had chances to start the second half, but now trailing 2-0.
Another impressive Inter goal. Eriksen’s awareness and inch-perfect + Perisic’s composure to pick out Lautaro.
Inter composed and clinical.#DerbyDellaMadonnina
— Sacha Pisani (@Sachk0) February 21, 2021