Nuk është më sekret që Lautaro Martinez mund largohet nga Interi me Barcelonën që po dëshiron me çdo kusht ta ketë në radhët e veta.
Për ta zëvendësuar argjentinasin verën e ardhshme, zikaltërit kanë vënë tre emra të rëndësishëm në listë.
I pari në listë është Pierre Emerick Aubameyang, sulmuesi i Arsenalit i cili ka statistika shumë të mira gjatë sezoneve të fundit.
Sulmuesi afrikan mbetet edhe alternativa më e mundshme e për klubin.
Emër tjetër është ai i Timo Werner i RB Leipzig, por gjermani është në bisedime të avancuara me Liverpoolin.
Ndërkohë nuk përjashtohet as Anthony Martial i Manchester United që është një preferencë e vjetër e drejtuesve. /Telegrafi/