Këngëtari i njohur, Robert Berisha në një intervistë të fundit pranoi se është në një lidhje të re dashurie.
Në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, Berisha u shpreh partnerja e tij e re quhet Laureta.
Kjo bëri që të aludohet se bëhej fjalë për bukuroshen nga Kosova, Laureta Maqedonci, pasi e njëjta kishte postuar një imazh ku në prapavijë shihej krahu i një mashkulli që kishte të njëjtën bluzë me të cilën Roberti u paraqit në intervistë.
Ndërsa, së fundmi Laureta ka bërë një tjetër postim duke ndarë pamje nga koncerti i këngëtarit të cilin e ka etiketuar bashkangjitur me një ‘emoji’ zemër.
Kjo ka mjaftuar që të merret si një konfirmim nga ana e saj për romancën me Robertin i cili prej vitesh i ka dhënë fund martesës me këngëtaren, Nora Istrefi.
Ish-çifti janë gjithashtu prindër të një vajze, Renee, ndërsa u tha se pas lajmeve për lidhjen e re të Robertit raportet me Norën nuk janë edhe as miqësore.
Dyshja tashmë kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në Instagram gjë të cilën nuk e kishin bërë pas divorcit.
Ndryshe, Roberti mbetet aktive edhe me projekte të reja, javë më parë ai publikoi baladën “Nanë” dedikuar nënës së tij të ndjerë. /Telegrafi/