Telegrafi

Laurent Blanc i propozohet Barcelonës si trajner i ardhshëm

Laurent Blanc mund të marrë drejtimin e Barcelonës nga edicioni i ri.

Trajneri francez është i papunë që nga viti 2016, atëherë kur u largua nga Paris Saint-Germain.

Ai kishte disa oferta nga Kina, mirëpo i refuzoi ato për të drejtuar vetëm klube nga Evropa.

Blanc dëshiron të drejtojë një klub që luan në Ligën e Kampionëve, derisa është nën menaxhimin e Jorge Mendesit.

Agjenti portugez thuhet se ka kontaktuar me Josep Maria Bartomeun për t’i ofruar shërbimet e trajnerit francez.

Quique Setien (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Mediat në Spanjë raportojnë se katalunasit po mendojnë shkarkimin e Quique Setien që ka dështuar të drejtojë skuadrën në fitimin e titullit të La Ligës, të cilin e rrëmbeu Real Madridi.

Blanc shihet tani si favoritë për t’u ulur në bankinën e gjigantit katalunas me 90% të gjasave. /Telegrafi/