Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka zgjedhur Laura Kryeziun kryetare rë këtij organi drejtues.
Kryeziu është zgjedhur sot në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Drejtues të UP-së me votim unanim.
Në njoftimin për medie thuhet se, Kryeziu u zotua që do të punoj fuqishëm për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Universitetit. Ajo theksoi që do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha organet e tjera të universitetit, në mënyrë që UP-ja të shënoj suksese edhe në vazhdimësi./Telegrafi/