Telegrafi

Latifi shprehet i lumtur pas ftesës nga De Biasi

Liridon Latifi është njëri ndër prurjet e reja të trajnerit De Biasi në Kombëtare për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Rusi 2018, ndaj Lihtenshteinit dhe Spanjës.

Sulmuesi prishtinas i Skënderbeut u u shpreh mjaft i kënaqur për këtë grumbullim të tij të parë me ekipin A të Kombëtares .

“Jam shumë i lumtur që mora një ftesë për ekipin kombëtar. Dua të falënderoj të gjitha ata që besuan te unë dhe shpresoj që t’ia shpërblej besimin. Është momenti i duhur për të qenë pranë Kombëtares sepse po kaloj një formë shumë të mirë”, deklaroi fillimisht Latifi.

Lexo po ashtu Zyrtare: De Biasi shpall listën, tre emra të rinj nga Kosova

Në intervistën ekskluzive për Supersport, Latifi pranoi se pavarësisht mungesës së ftesës nga Kosova ajo e tija ishte një zgjedhje vazhdimësie.

“Të them të drejtën nuk kam marrë ftesë nga Kosova, por Shqipërinë e zgjodha sepse kam qenë pjesë e ekipeve kombëtare, që nga 17 vjeçarët, 19 vjeçarët, Shpresa e deri te skuadra e parë”, vazhdoi sulmuesi prishtinas.

Lexo po ashtu Liridon Latifi nuk kalon te Rostov

Këtë verë talenti i Skënderbeut ishte shumë pranë kalimit në Rusi te Rostov, marrëveshje që dështoi në momentet e fundit megjithatë 22 vjeçari pranoi se nuk heq dorë nga dëshira për të provuar një përvojë ndërkombëtare.

“Për fat të keq në verë nuk arrita të transferohem te Rostov. E dëshiroja këtë kalim, pasi Rostov luan dhe në Ligën e Kampionëve, megjithatë shpresoj që verën e ardhshme të arrij të transferohem në një skuadër evropiane dhe të provoj dhe një eksperiencë të re në karrierën time, për të cilën jam gati”, përfundoi Latifi.