Telegrafi

Latifi mund t’i bashkohet gjigantit zviceran

Liridon Latifi duket se do të shitet në Zvicër, teksa është skuadra e Grasshopers që është pranë blerjes së mesfushorit të Skënderbeut.

E përditshmja shqiptare, “Sport Ekspres” raporton se klubi zviceran e ndjek prej kohësh mesfushorin dhe tashmë duket se gjërat janë bërë serioze.

Thirrja në Kombëtare ka ndikuar për mirë, ndërkohë që përfaqësues të këtij klubi do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Sant Julia, për ta parë edhe njëherë në aksion Latifin.

Në artikullin e botuar në gazetë shkruhet se Grasshopers i ka parakaluar të gjithë skuadrat e tjera që e kërkojnë dhe transferimi te kjo skuadër është çështje kohe.