Telegrafi

Latifi largohet nga Skënderbeu, kjo është e ardhmja e tij

Liridon Latifi pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Skënderbeu.

Sulmuesi prishtinas i cili së fundmi iu bashkua edhe Kombëtares së Shqipërisë ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në kampionatin shqiptar.

E falë paraqitjeve të mira sulmuesi anësor morri ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë A duke kaluar atë nga U21-shat.

Por në afatin kalimtar të janarit ai mund të largohet nga Skënderbeu për të kaluar në kampionatin e Kazakistanit.

Është skuadra kampione Astana që po kërkon shërbimet e talentit shqiptar.

Shitja e tij mund të bëhet në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Latifi do t’i bashkohet Astanas në fund të stinorit pasi më parë është aktivizuar me Kukësin dhe Skënderbeun gjatë këtij sezoni.

Skënderbeu pritet të fitojë rreth 800 mijë euro nga shitja e yllit të saj. /Telegrafi/