Bebe Rexha kohët e fundit ka publikuar këngën më të re të titulluar “Last Hurrah”.
Këngëtarja shqiptare ka marrë një lëvdata, por edhe kritika për shfaqjet e nxehta të realizuar në video.
Kjo ka bërë që kënga të jetë shumë e përfolur si dhe të dëgjohet shumë prej fansave dhe publikut të gjerë.
Tashmë kënga e bukuroshes shqiptare ka arritur edhe një sukses duke u renditur në pozitën e parë të renditjes së platformës muzikore Spotify.
Kënga e publikuar para dy jave tanimë është shikuar mbi 14 herë në YouTube dhe ka qenë trend në disa vende botërore.
Theksojmë se biondina ishte kritikuar prej babait për paraqitjet e nxehta në video sa që është ndier i turpëruar.
Ndryshe, Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/