Site icon Telegrafi

“Last Hurrah” e Bebe Rexhës arrin 30 milionë shikime në YouTube

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë ka shkaktuar bujë të madhe me videon e fundit të këngës “Last Hurrah”, ku ishte kritikuar prej të atit.

Ky i fundit i kishte kërkuar më mos të xhirojë skena të tilla të nxehta pasi po ndihet i turpëruar dhe po i flasin miqtë e familjarët.

Por, videoja tashmë ka arritur një sukses të madh teksa është shikuar mbi 30 milionë herë në platformën YouTube.

Së fundmi, Rexha ka sjell edhe videon vertikale të kësaj kënge, për ata që duan qasje në klipin e ri të këngëtares shqiptare.

Lexo po ashtu Bebe Rexha "aksidentalisht" publikon mesazhin e babait për këngën "Last Hurrah": Boll publikove pornografi, po më turpëron në publik

Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version