Telegrafi

Lasse Schone lë Ajaxin për të kaluar te Genoa, pritje e madhe në aeroport për danezin

Lasse Schone ka arritur në qytetin e Geonas, për të nënshkruar me këtë klub, pasi është larguar nga Ajaxi.

Schone që do të vishet ‘Rossoblu’, është pritur nga fansat e klubit kur ka arritur në aeroport.

“Jam i lumtur që jam këtu”,  ka thënë 33-vjeçari për Sky Sport Italia.

Klubi gjenovez pritet të paguajë rreth 1.5 milion euro për mesfushorin që do të nënshkruajë kontratë për dy vite.

Danezi ka bërë një karrierë të bujshme në Eredivisie, duke shënuar 64 gola dhe duke dhënë 52 asistime në 286 ndeshje.

Ai është lojtari i dytë që e lë kampionatin holandez për Serie A, pas Matthijs de Ligt që u bashkua me Juven. /Telegrafi/