Site icon Telegrafi

Lasgush Poradeci, gjeniu me pilulë cianuri në xhep

Poeti i përjetësisë, Lasgush Poradeci, shkroi poezi deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dhe më tej u tërhoq. Ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri kishte sjellë klimë krejtësisht të papërshtatshme për poetin e madh.

Edhe pse shumëkush, nisur nga gjimnazistët që studionin poezinë e tij, e dinin të vdekur, ai jetoi deri në vitin 1987, duke u përballur me jetën e vështirë dhe sidomos me çuditë e letërsisë së realizimit socialist, të cilat nuk linte asnjë rast pa i qesëndisur.

Por, në jetën e tij kishte edhe një tjetër anë të medaljes: thellë në qenien e vet jetonte me një frikë e ankth i pazakontë. Duke e lëvizur veten në drejtim të kundërt të rrymës, duke fshikulluar lart e poshtë çuditë e regjimit komunist, duke parë se si të njohur e miq përfundonin burgjeve nën akuzën e agjitacion-propagandës, duket edhe atë kishte nisur ta mundonte frika, një situatë së cilës ai i ishte përgjigjur me një zgjidhje eventuale dramatike.

Vaso Samsuri, një nga miqtë e tij të ngushtë rrëfen sesi poeti i madh mbante me vete një pilulë cianuri që ta përdorte për çdo rast për të helmuar veten, nëse policia politike e kohës do e arrestonte… /ABC/

Exit mobile version