Dueli i shumëpritur ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të zhvillohet në fillim të muajit dhjetor në Las Vegas.
Konfirmimi zyrtar i meçit ndërmjet ish-kampionit të unifikuar të IBF, IBO, WBA dhe WBO, dhe kampionit aktual të WBC do të ndodhë pakëz para ose menjëherë pas rimeçit të caktuar ndërmjet Gennady Golovkin dhe Canelo Alvarez (15 shtator) kur edhe do të mblidhen njerëzit nga bota e boksit.
Fury dhe Wilder kanë pranuar publikisht se do të ndeshen, pas triumfit të britanikut në Belfast kundër Francesco Pianetas.
Duke qenë se kjo do të jetë përballja e tretë me radhë për Furyn që prej rikthimit të tij, shumëkush mendon se është shumë herët që të ndeshet me një boksier të rangut të Wilder.
Sidoqoftë, boksieri 30-vjeçar nga Mançesteri është i bindur në fitoren e tij.
Një një video të publikuar në Instagram, ai u ka thënë tifozëve se ua ka borxh këtë fitore për mbështetjen madhe që i kanë dhënë.
Në garë për ta zhvilluar duelin ka qenë edhe Madison Square Garden në New York, si dhe Barclays Center, mirëpo oferta nga Las Vegasi ka qenë më e mirë.
Wilder pranoi të ndeshej me Furyn pas të dështimit të duelit kundër kampionit të unifikuar (WBA, IBF, WBO dhe IBO).
AJ ka vendosur të ndeshet me Alexander Povetkin në Wembley më 22 shtator, meqenëse është i obliguar ta mbrojë titullin WBA. /Telegrafi/