Telegrafi

Las Palmas rrit presionin për Gabigol

Numri i skuadrave të interesuara për Gabriel Barbosan e Interit po rritet.

Sipas FcInterNews.it, edhe Las Palmas i është futur fuqishëm garës për sulmuesin zikaltër.

Klubi spanjoll e shikon huazimin e brazilianit si shumë të nevojshëm për planet e tyre në sezonin e ri në La Liga.

Për Gabigol ka shfaqur interesim edhe Sevilla, Porto e Nicce.

Me shumë mundësi anësori nuk është as në planet e Luciano Spallettit, që pritet të drejtojë Interin në të ardhmen. /Telegrafi/