Pas Granadës dhe një tjetër skuadër spanjolle interesohet për Rey Manajn. Sipas asaj që raportohet nga mediat ndërkombëtare, klubi i La Ligas po kërkon shërbimet e sulmuesit shqiptar, pas refuzimit që mori nga zikaltërit për Gabigol.
Las Palmas kërkon të përforcojë repartin e sulmit dhe Manaj shihet si një alternativë e mirë për të qenë më produktivë në fazën e avancuar.
Aktualisht mësohet se klubi nga Ishujt Kanarie ka kontaktuar dhe me Interin, që mban kartonin e Rey Manajn, me të cilët sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe po shihet mundësia e një kalimi të mundshëm të lojtarit në Primera.
Pak ditë më parë një tjetër skuadër spanjolle, Granada shfaqi gjithashtu interes për Manajn, që në karrierën e tij ka veshur përvec fanellës së Interit, dhe atë të Cremoneses, Pisës dhe Pescarës. Primera Divizion mund të jetë një mundësi e mirë për Manajn për të vazhduar karrierën e tij pasi te Las Palmas mund të ketë një fanellë titullari të garantuar. /Supersport/Telegrafi/