Një femër është arrestuar pasi ka dëmtuar Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skenderajt.
Kjo është cilësuar si vepër penale “Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, kjo ngjarje ka ndodhur dy ditë më parë në kompleksin memorial të Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.
Zahiti bëri të ditur se të dyshuarës nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz të Skenderajt, mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’, është arrestuar një e dyshuar femër, të cilës nga ana e Prokurorit i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë, lënda është proceduar në Prokurori. /Telegrafi/